Telegrafi

BE-ja pret që Projektligji për KPK-në të përputhet me rekomandimet e Komisionit të Venecias

Kuvendi i Kosovës në seancën e së enjtes ka miratuar në parim Projektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

E Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se pret që drafti të përputhet me rekomandimet e Komisionit të Venecias.

“Ne presim që drafti të përputhet plotësisht me rekomandimet e Komisionit të Venecias para miratimit të ligjit”, ka shkruar Szunyog në rrjetin social “X”.

Lexo po ashtu ​Kuvendi miraton projektligjin për KPK-në, por jo edhe atë për fertilizim të asistuar

Projektligji për KPM-në ka marrë përkrahjen e 61 deputetëve, asnjë votë nuk ishte kundër dhe asnjë abstenim. /Telegrafi/