Me rastin e fillimit të vitit të ri akademik, Universiteti i Prishtinës, ka organizuar “Ditën e orientimit të studentëve të rinj”. Përmes këtij aktiviteti synohet mikpritja dhe orientimi i studentëve të pranuar për studime gjatë këtij viti akademik.
Gazmend Zeneli ka ardhur nga Peja për të studiuar në Universitetin e Prishtinës. Ai sot iu bashkua rreth gjashtë mijë studentëve të UP-së, në Ditën e orientimit të studentëve të rinj.
Zabeli pret që Universiteti i Prishtinës t’i ofroj mundësi për të studiuar, në drejtimin që ai ka zgjedhur.
“Nga ky vit i parë akademik shpresoj të marr më shumë dije nga drejtimi që kam përzgjedhur. Shpresoj se edhe studentët e tjerë do të marrin dije më të mëdha nga drejtimet që kanë zgjedhur”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Gazmend Zeneli.
Pritje studentëve u bëri rektori i UP-së, Marjan Demaj, ku iu urojë suksese dhe fillim të mbarë të studimeve.
Ai tha se një tetori është një ditë e veçantë dhe me peshë historike.
“Sot, në Universitetin e Prishtinës fillon viti i ri akademik dhe arsyeja tjetër se pse kjo ditë është e veçantë është kjo që para 22 vjetësh, pikërisht nga ky vend, nën udhëheqjen e rektorit historik Ejup Statovci, studentët e UP-së ia mësynë ndryshimit pozitiv, i cili edhe më vonë ndodhi”, tha rektori Dema.
I pranishëm në ditën e orientimit ishte edhe aktori dhe producenti Fatmir Spahiu, i cili porositi studentët që mos dëshpërohen asnjëherë pavarësisht që sipas tij, gjatë rrugëtimit si student do të shohin edhe padrejtësi dhe politike. /RTV Dukagjini/Telegrafi/