Site icon Telegrafi

Ja premtimet e Gruevskit për Maqedoninë

Lideri i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, ka paralajmëruar disa projekte të ndryshme, duke filluar nga subvencionimi i nxemjes me fishekë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ky projekt katër vjeçar ka për qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe të ambientit jetësorë dhe kushton më së paku 14 milion euro. Projekti do të fillojë të zbatohet në vitin 2017 dhe do të zgjatë deri në vitin 2020, ndërkaq parashihet subvencionimi i blerjes së furrave me fishekë.

Gjatë fjalimit të tij para anëtarëve të OBRM-PDUKM-së, Gruevski ka folur edhe për gasifikimin e vendit, duke theksuar se edhe në Sveti Nikole dhe Veles do të ketë gaz natyrorë. Ai ka deklaruar se gazsjellësi Shtip-Negotinë do të përfundojë në vitin 2017. Kjo bëhet për biznes më të mirë, për ekologji, ambient më të mirë jetësorë dhe ajr më të pastër, ndërkaq nuk e la pa përmendur fazën finale të zgjedhjes së firmës që do t’i kryej punimet për gazsjellësin Shkup-Tetovë-Gostivar, me një gjatësi prej 76 km, si edhe gazsjellësin Negotinë-Kavadar-Manastir, që është në fazën përfundimtare të ndërtimit, me një gjatësi prej 92 km./Telegrafi/

Exit mobile version