Pasi zhvendosi gjithë vëmendjen tek vetja me deklaratën kundër Ledionit, reperi ka folur sërish për “Top Awards”. Pse e braktisi Noizy mbrëmjen muzikore ku ishte parashikuar të performonte?
Përgjigjen e ka dhënë në një intervistë për revistën “Who”, ku reagimi i tij ka ngritur dyshime të forta mbi një tjetër sulm, që Noizy duket se i rezervon ish-rivalit, Ledri Vula.
Rigels Rajku shprehet se vendosi mos shkojë në festival “pasi e mori vesh se kush do marrë çmime dhe sa do merrnin për kokë”. Por ajo që goditi më shumë në prononcimin e tij duket se ishte kur reperi foli për marrëdhëniet me festivalet. “Unë nuk fus miq e as dashnoret e mia të fitoj festivalet”.
Mos ndoshta me këtë fjali Noizy i referohet marrëdhënies së ngushtë të producentes së Top Awards, Lori Hoxhës dhe të dashurës së Ledri Vulës, Adela Sollaku?