Site icon Telegrafi

Ja numri i votuesve në 6 njësi zgjedhore të Maqedonisë (Video)

Në zgjedhjet e 11 dhjetorit të drejtë vote do të kenë mbi 1.770.736 qytetarë, por mbi 30 mijë votues të kontestueshëm kanë edhe një mundlsi për të verifikuar të drejtën e votës ose përfundimisht do të ngelen jashtë listës së votuesve, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas të dhënave të publikuara nga KSHZ, në krahasim me zgjedhjet e 2014, ka vetëm 9.392 votues më pak. Shqyrtimi publik i listës do të jetë i mundur nga 27 tetori deri më 16 nëntor, kur do të mbyllet zyrtarisht. Ndërsa 30 mijë votues të kontestueshëm ende mbeten pezull dhe kanë një shans të fundit.

“Këto persona do të kenë edhe një herë mundësi që gjatë kohës së inspektimit publik që të paraqiten në njërën prej zyrave rajonale të KSHZ-së, kuptohet, në zyrën rajonale kompetente sipas adresës së banimit të votuesit, të plotësojnë kërkesë për regjistrim në listën zgjedhore duke parashtruar edhe dokumentin përkatës valid, letër njoftim ose pasaportë”, u shpreh për Tv21, Admir Shabani, zëdhënës i KSHZ-së.

Duke krahasuar të dhënat e listës zgjedhore në krahasim me ato të zgjedhjeve të kaluara, në njësitë zgjedhore, ndryshimet janë si vijojnë:

Grafikë:

Lista zgjedhore momentale – Zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2014

Njësia zgjedhore numër 1 numëron: 274 917 297.686

Njësia zgjedhore numër 2 numëron: 305 215 306.067

Njësia zgjedhore numër 3 numëron: 281 734 280.890

Njësia zgjedhore numër 4 numëron: 283 876 280.810

Njësia zgjedhore numër 5 numëron: 294 253 286.435

Njësia zgjedhore numër 6 numëron: 310 721 304.458

“Njësia numër 1 ka plotë 23 mijë votues më pak se në zgjedhjet e kaluara, njësia zgjedhore numër 2 ka 1 mijë votues më pak, njësia zgjedhore numër 4 ka 3 mijë votues më shumë, njësia zgjedhore numër 5 dhe numër 6 kanë nga rreth 8 mijë votues më shumë.”

Dy partitë më të mëdha politike Maqedonase kanë reaguar në lidhje me këtë azhurnim të listës zgjedhore. Nga LSDM thonë se Nikola Gruevskin pa inxhiniering të zgjedhjeve më 11 dhjetor e pret humbja dhe sipas tyre, VMRO-DPMNE ka pasur mbi 200 mijë vota në dispozicion për ti keqpërdorur.

Grafikë: LSDM

“Nga 200 mijë vota, për 170 mijë është konstatuar se janë jashtë vendit dhe janë vendosur në një listë të veçantë, ndërsa 30 mijë nuk ekzistojnë”.

Ndërkohë nga VMRO-DMPNE reaguan duke theksuar se pretendimet e LSDM-së se janë 500 mijë apo 300 mijë votues fiktiv ranë në ujë, ndërsa siç thuhet edhe këto 30 mijë nuk janë të gjithë fiktiv.

Grafikë: VMRO-DPMNE

“Lista e fundit zgjedhore është praktikisht identik me atë të zgjedhjeve të vitit 2014, kur LSDM-ja humbi me rreth 200 mijë vota dallim.”

Njësia zgjedhore numër 6 ka kaluar normën e paraparë të dallimit me njësitë prej + ose – 5 %. Për këtë KSHZ ka informuar ministrinë e drejtësisë dhe parlamentin që të ndërmarrin hapa për ndryshimin të kufijve të njësive zgjedhore. Zëdhënësi i KSHZ-së Admir Shabani tha se institucioni i tyre do të informojë sërish ministrinë e drejtësisë dhe parlamentin në momentin kur të vijë edhe të dhënat e azhurnimit të rregullt kuartal i cili bëhet listës zgjedhore në muajin e shtatorit.

Nëse 11 dhjetori mbetet data për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, sipas kodit zgjedhor Kuvendi duhet të shpërndahet më 12 tetor, ndërsa fushata zgjedhore do të fillojë më 21 nëntor./Telegrafi/

Exit mobile version