Mbretëria e Bashkuar do t’i përgjigjet njoftimit të Bashkimit Evropian për fillimin e procedurave ligjore kundër Londrës në lidhje me shkeljen e pretenduar të dispozitave të marrëveshjes së Brexit.
Më herët sot, BE-ja filloi procedurat ligjore kundër ndryshimeve, të cilat Brukseli thotë se shkeli një pjesë të marrëveshjes për daljen e Britanisë nga BE-ja, të rënë dakord me Londrën, një procedurë që mund të çojë në vendosjen e gjobave nga gjykata më e lartë e bllokut Evropian, raportoi reuters.
“Ne kemi marrë letra nga Komisioni Evropian dhe do të përgjigjemi në kohën e duhur”, tha një zëdhënës i qeverisë britanike.
Ai mbrojti lëvizjen e Londrës për të lehtësuar kontrollet kufitare pas Brexit në mënyrë që të lehtësonte tregtinë me Irlandën e Veriut.
“Është e qartë se masat që kemi marrë janë hapa të përkohshëm, operacional që synojnë minimizimin e shqetësimeve në Irlandën e Veriut dhe mbrojtjen e jetës së përditshme të njerëzve që jetojnë atje. Ato janë ligjore dhe pjesë e zbatimit progresiv dhe me qëllim të mirë të Protokollit të Irlandës së Veriut”, shtoi ai. /Telegrafi/