Site icon Telegrafi

Ja nga sa vite burg u shqiptohet të akuzuarve në rastin ”Celula”

Në seancën e sotme për aksionin policor ”Celula”, janë shqiptuar dënime për gjashtë persona me nga 5 vite burg, kurse njëri është dënuar me 7 vite burg, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Këto dënime janë shqiptuar pas arritjes së një marrëveshje me prokurorinë. Hoxha i Çairit, Rexhep Memishi, është personi që ka marrë më së shumti vite burg, pra 7 vite, ndërkaq të tjerët kanë qenë pjesë e logjistikës dhe organizimit të ushtarëve për të luftuar në Siri.

Pritet vendimi edhe për pesë personat e tjerë për të cilët është duke u diskutuar për akuzën ndaj tyre dhe mbrojtjen e tyre nga avokatët. Këta të dyshuar nuk e pranojnë akuzën ndaj tyre./Telegrafi/

Exit mobile version