Telegrafi

Ja nga cilat vende vijnë pushuesit më të këqij

Kur keni qenë në pushime, mund t’ju ketë ndodhur të turpëroheni me sjelljet e ndonjë vendasi tuaj. E, këtë problem e kanë edhe amerikanët.

Sipas një hulumtimi nga Travel Zoo, të bërë me amerikanë, britanikë, kinezë, kanadezë dhe gjermanë, del se pushuesit më të këqij vijnë nga Shtetet e Bashkuara.

Të pyetur se a kanë urinuar në pishinë derisa kanë qenë në pushime, 64 për qind e amerikanëve kanë thënë se e kanë bërë një gjë të tillë, transmeton Telegrafi.

Këtë shprehi e kanë pranuar 46 për qind e britanikëve, 44 për qind e gjermanëve, 58 për qind e kanadezëve dhe 41 për qind e kinezëve.

Të pyetur nëse kanë marrë me vete gjërat që ofron hoteli, si peshqirë, shamponë të vegjël e të tjera, këtë e kanë pranuar 69 për qind e amerikanëve, kurse kanadezët kanë qenë më poshtë me 63 për qind e kinezët me 41 për qind.

Hulumtimi zbulon se amerikanët janë të tmerrshëm kur vjen fjala për shtretërit e plazhit, sepse ata zgjohen më herët dhe i mbushin me gjësende personale, ndërsa kthehen më vonë të pushojnë. /Telegrafi/