Maqedonia gjendet në vendin 86 nga 180 vende në listën e Institutit të Kërkimeve SolAbility të vendeve me ekonomi më të mirë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Raporti vjetor i këtij Instituti si Global Sustainable Competitiveness Index, rang lista është bërë sipas “modelit të konkurrencës, e cila përfshin të gjitha shtyllat e zhvillimit të qëndrueshëm: prania e kapitalit natyror, menaxhimin e vendit, kapitalit intelektual, kohezionit social”.
Shumë më e lartë renditen vendet si Slovenia në pozitën e 6, Kroacia 19, e ndjekur nga Greqia e 53, Bullgaria e 59, Shqipëria e 76. Maqedonia ka inteks prej 43,2. /Telegrafi/