Site icon Telegrafi

Ja në cilin qytet të Maqedonisë është ajri më i ndotur (Lista)

Si duket diskutimi për ajrin e ndotur në Maqedoni është kthyer përsëri. Tre ditë më parë qytetarët e Shkupit kërkuan masa kundër ndotjes së ajrit. Edhe pse në Shkup niveli i ajrit të ndotur është i përmasave më të mëdha, Telegrafi Maqedoni sot ua sjell listën se në cilin qytet është ajri më i ndotur.

Gazi Babë – 380 PM10
Rektorat – 290 PM10
Karposh – 279 PM10
Veles – 257 PM10
Qendër – 243 PM10
Manastir – 202 PM10
Lisiçe – 201 PM10
Tetovë – 174 PM10
Kavadar – 147 PM10
Kumanovë – 134 PM10
Milladinovc 106 PM10

Kurse më pak grimcat PM10 janë shënuar në Kërçovë-96 PM10; Manastir 1-70 PM10; Koçan-57 PM10; Lazaropole 3.

Vit më parë Tetova ishte me ajrin më të ndotur në Evropë, ku pas protestave të shumta u arrit të mbyllet, sipas qytetarëve dhe organizatave, ndotësi më i madh ‘Jugohrom’. /Telegrafi/

Exit mobile version