Maqedonia ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me disa shtete që të njihet leja e vozitjes edhe tek ata, pas mos pasur nevojë përkthimi apo për të nxjerrë ndonjë dokument shtesë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Telegrafi Maqedoni ju sjell katër shtetet ku nuk ju duhet dokument tjetër shtesë, pos lejes së Maqedonisë:
-Italia,
-Sërbia,
-Mali i Zi dhe
-Shqipëria
Në këto katër shtete ju mund të vozisni me leje të Maqedonisë(të gjithë kategoritë), pa dokumente shtesë dhe pa provim pranues.
Me kategorinë B dhe pa provim mund të vozisni vetëm në këto shtete:
-Spanjë
-Austri
Për kategoritë C1, C, C1E, D1, D, D1E dhe DE vozitësit nga Maqedonia duhet të kalojnë provimin edhe një herë në ato shtete ku kanë nevojë të udhëtojnë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Leja që vlen ndërkombëtarisht merret vetëm me një kërkesë deri tek Sektori për Punë të Brendshme./Telegrafi/