Site icon Telegrafi

BE-ja ndihmon Kosovën me material për zhvillimin e testeve për COVID-19

Bashkimi Evropian sërish ka ndarë ndihma për Kosovën për luftimin e pandemisë me COVID-19.

Kësaj radhe BE-ja përmes “Qendrës Shekncore” i ka dhuruar Kosovës material për zhvillimin 60 mijë testeve për COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, e cila ka thënë se BE vazhdon ta ndihmojë Kosovën në luftën kundër coronavirusit.

“Kosova sapo ka pranuar materiale testuese për COVID-19 si donacion nga Qendra Shkencore e BE-së. Ky material është i nevojshëm për të vërtetuar rezultatet e COVID-19 dhe për t’i diagnostifikuar siç duhet personat e infektuar. Materiali i dhuruar është i mjaftueshëm për t’i kryer 60,000 teste”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Bashkimit Evropian.

Deri më tani në Kosovë, 630 persona janë të infektuar më coronavirus. /Telegrafi/

Exit mobile version