Site icon Telegrafi

BE-ja ndanë miliona euro në mbështetje të demokracisë në Maqedoni

Bashkimi Evropian ka ndarë 72,3 milionë euro për Maqedoninë në mbështetje të demokracisë, sundimit të ligjit, si edhe rritjes e zhvillimit ekonomik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lajmi bëhet i ditur nga Ambasada e BE-së në Shkup, ndërkaq bëhet fjalë për dy programe financimi nga BE-ja.

Më 29 dhe 30 nëntor janë miratuar dy programe për Maqedoninë, programi për aktivitete për vitin 2017, si edhe IPA programi për vitin 2016.

Prioritetet kyçe mbeten kontrolli i kufijve dhe politikat e migrimit, si edhe lufta më efikase kundër terrorizmit, krimit të organizuar, parandalimi i radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

BE-ja do të mbështetë edhe reformat në administratën publike, posaçërisht në sferën e transparencës dhe luftës kundër korrupsionit./Telegrafi/

Exit mobile version