Pas vdekjes në burg të opozitarit rus, Alexei Navalnyt, ka reaguar Bashkimi Evropian, Britania e Madhe dhe zyrtar të aleancës më të fuqishme ushtarake në botë, NATO.
Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel, shefi i NATO-s, Jens Stoltenber si dhe kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak kanë pohuar se Rusia është përgjegjëse për vdekjen e Navalnyt
Michel ka thënë se 47-vjeçari ka luftuar për vlerat e lirisë dhe demokracisë.
“Alexei Navalny luftoi për vlerat e lirisë dhe demokracisë. Për idealet e tij, ai bëri sakrificën e fundit. BE-ja e konsideron regjimin rus si përgjegjës të vetëm për këtë vdekje tragjike”, ka shkruar ai në platformën X.
Alexei @navalny fought for the values of freedom and democracy. For his ideals, he made the ultimate sacrifice.
The EU holds the Russian regime for sole responsible for this tragic death.
I extend my deepest condolences to his family. And to those who fight for democracy around…
— Charles Michel (@CharlesMichel) February 16, 2024
Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se Rusia duhet t’iu jep përgjigje disa pyetjeve në lidhje me vdekjen e Navalnyt.
“Ne duhet të vërtetojmë të gjitha faktet dhe Rusia duhet t’i përgjigjet të gjitha pyetjeve serioze në lidhje me rrethanat e vdekjes së tij”, tha Stoltenberg, shkruan skynews.
Kryeministri britanik, Rishi Sunak ka pohuar se ky është lajm i tmerrshëm për njerëzimin.
“Ky është një lajm i tmerrshëm”, thotë shefi i qeverisë britanike dhe shtoi se “si avokati më i ashpër i demokracisë ruse, Alexei Navalny tregoi guxim të jashtëzakonshëm gjatë gjithë jetës së tij. Mendimet e mia janë me gruan e tij dhe popullin e Rusisë, për të cilin kjo është një tragjedi e madhe”.
Theksojmë se autoritetet ruse thonë se tashmë kanë nisur hetimet e para rreth vdekjes së kritikut të madh të Vladimir Putinit.
Ndryshe, udhëheqësi i opozitës ruse, Aleksei Navalny, e ka fituar Çmimin Sakharov, një shpërblim prestigjioz që ndahet nga Parlamenti Evropian për mbrojtësit e të drejtave të njeriut. /Telegrafi/
This is terrible news. As the fiercest advocate for Russian democracy, Alexei Navalny demonstrated incredible courage throughout his life.
My thoughts are with his wife and the people of Russia, for whom this is a huge tragedy. https://t.co/AQvQQW5GBh
— Rishi Sunak (@RishiSunak) February 16, 2024