Një prej femrave më kontraverse që ka njohur bota e muzikës, Madonna, ka zbuluar se me kë ajo ka qenë në lidhje shumë kohë më parë gjatë karrierës së saj.
Në një intervistë të fundit Madonna ka zbuluar se ajo ka qenë dikur në lidhje me Tupacun.
Ajo tregoi se sa e ka motivuar reperi dhe sa ia ka ndryshuar jetën.
“Atëkohë isha e nervozuar në David Lettermanin kur më thirri në emision. Unë isha në atë ditë në një disponim të çuditshëm. Unë isha duke u takuar me Tupac Shakur dhe gjëja është se ai më ndihmonte në jetë në përgjithësi”.
“Kështu, kur shkova në emision jam ndjerë shumë gangstere”, u shpreh Madonna. /Telegrafi