Mbetet akoma e paqartë nëse Flori u vetëgodit apo këtë e bëri Stine.
Plaga në ball thuhet t’i jetë bërë pas goditjes me një gotë qelqi, e cila ende ka mbetur në vendin e ngjarjes.
Sipas mediave shqiptare shenjat e gjakut dallohen akoma tek hyrja e pasme e Pallatit të Koncerteve.
Stine u arrestua dhe u lirua për tu gjykuar në liri dhe deklarata e djeshme e Ardit Gjebreas, i cili thotë se Flori u vetë plagos padyshim që zbutë akuzat ndaj Ernest Dukës. /Telegrafi.