Site icon Telegrafi

BE-ja masa ligjore kundër Polonisë mbi reformën gjyqësore

Komisioni Evropian po planifikon të nisë javën e ardhshme një procedurë ligjore kundër Polonisë mbi reformën e saj të diskutueshme në sistemin gjyqësor.

Nënkryetari i Komisionit Evropian,  Frans Timmermans, tha sot se komisioni ka diskutuar mbi pezullimin e të drejtës së votimit të Polonisë në BE sipas nenit 7 të traktatit të BE-së, i konsideruar si “opsioni bërthamor”.

“Ne do të përgatisim me shpejtësi procedurat e shkeljes së ligjit të BE-së, që do të fillojnë javën e ardhshme. Duke pasur parasysh zhvillimet e fundit, ne jemi shumë afër aktivizimit të nenit 7”, tha ai.

Exit mobile version