Telegrafi

“Ja lo pijes”, kënga më e re nga Mimoza Shkodra

Foto: YouTube

Këngëtarja e njohur shqiptare, Mimoza Shkodra, është rikthyer me këngë të re pas një kohe të gjatë.

Bëhet fjalë për një projekt paksa veror të quajtur “Ja lo pijes”, që e ka kompletuar edhe me videoklip.

Artistja është shfaqur në top formë dhe shume atraktive në disa përzgjedhje të veçanta që ka bërë.

Mimoza Shkodra (Foto: YouTube)

Teksti është shkruar nga SAIA, kurse për muzikën është përkujedur edhe Marsel Gunga.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Miksimi dhe masterizimi i këngës u bë nga Alandy me producim nga Gravity Music.

Mimoza Shkodra (Foto: YouTube)

Videoja ndërkohë u realizua nga produksioni ‘Provideo Albania’.

Si për fillim, kjo këngë mori reagime e komente të shumta pozitive. /Telegrafi/