Site icon Telegrafi

Ja kushtet e Zaevit për të shkuar në takimin e liderëve në Vjenë

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, ka dalur në konferencë shtypi, ku ka bërë të ditur kushtet rreth pjesëmarrjes në takimin e liderëve në Vjenë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kushti i parë është tërheqja e vendimit të kryetarit Ivanov për faljen e politikanëve që janë nën hetime. Sipas tij, vendimi është sjell në marrëveshje me Nikolla Gruevskin.

Kushti i dytë është thirrja e një mbledhje në Kuvend, ku do të votojeh shtyrja e zgjedhjeve të 5 qershorit.

Ivanovi akuzoi Ivanovin, Gruevskin dhe Veljanovskin si rënues të kushteve për mbajtje të zgjedhjeve të drejta, demokratike dhe të besueshme, ndërkaq bëri të ditur se partia e tij i plotësoi të gjitha obligimet ndaj marrëveshjes së Ohrit./Telegrafi/

Exit mobile version