Site icon Telegrafi

Ja kush do të udhëheqë me MPB-në dhe Ministrinë e punës dhe politikës sociale deri në qeverinë e re

Me shpalljen zyrtare të rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare nga ana e KSHZ-së, mbaron zyrtarisht edhemandati i ministrave dhe zv. ministrave plotësues në ministrinë e punëve të brendshme dhe atë të punës dhe politikës sociale, të bujqësisë, pylltaris dhe ujrave, dhe asaj për shoqëri informatike dhe administratë publike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo është e paraparë me marrëveshjen e arritur ndërmjet partive politike. Kjo nënkupton se Frosina Tashevska-Remenski dhe Oliver Spasovski nuk do të jenë ministra më tej.

Funksionin e ministrave në ministritë e udhëhequra nga këta kuadro të LSDM-së, deri në krijimin e qeverisë së re, duhet ta marrin zv. ministrat e tanishëm, pra Agim Nuhiu dhe Ibrahim Ibrahimi./Telegrafi/

Exit mobile version