Dy reperët e njohur Genc Prelvukaj dhe Lyrical Son ka pak ditë që kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri “A t’merr malli”.
Kënga është pëlqyer shumë që në minutat e para të publikimit, teksa vëmendje të madhe tek publiku ka marrë edhe videoklipi, për të cilin është punuar me shumë përkushtim.
Genc Prelvukaj përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, ka bërë të ditur se klipi është xhiruar në disa lokacione të ndryshme, teksa ka shuar edhe kureshtjen e lexuesve për vajzën bukuroshen në klip.
Ai ka treguar se xhirimet janë bërë në disa vende të Shqipërisë dhe Kosovës, teksa modelja në klip quhet Arta Nitaj.
Ky është postimi i plotë i tij: