Site icon Telegrafi

Ja kush është ndotësi më i madh i ajrit në Maqedoni

Siç njofton ”Deutsche Welle”, termoelektrana e Manastirit radhitet si ndotësi i dytë më i madh në Evropë, ndërkaq i pari në Maqedoni, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Këto të dhëna dalin nga vlerësimi i ndikimit të prodhimit të energjisë nga qymyri mbi harxhimet shëndetësore në Ballkanin Perëndimor, i përpiluar nga Shoqata Evropiane për Shëndet dhe Mjedis Jetësor (SHESHMJ).

Sipas këtij raport vlerësimi, shtatë nga dhjetë termoelektranat që janë ndotës të mëdhenj të ajrit në Evropë, ndodhen në Ballkan.

Termoelektrana e Manastirit lëshon rreth 2700 ton grimca PM 2.5 në ajr, ndërkaq pas saj radhitet termoelektrana ”Kosova A” në afërsi të Prishtinës, ndërkaq në nivel vjetor kjo termoelektranë lëshon 67000 ton dyoksid sulfuri. Vlerësohet se dëmet ndaj sistemit shtetëror të Evropës për shkak të substancave të dëmshme që i emiton Maqedonia arrijnë nga 256 milionë deri 720 milionë euro në vit./Telegrafi/

Exit mobile version