Site icon Telegrafi

Ja kush është lojtari më i ri që ka luajtur në Kombëtaren shqiptare (Video)

Kombëtarja shqiptare ka pasur shumë prurje në sezonet e fundit, por asnjë nga debutuesit nuk ka mundur që të thyejë një rekord deri më tani.

Bëhet fjalë për lojtarin me moshën më të re që ka përfaqësuar ngjyrat kuqezi. Ai është ish portieri Blendi Nallbani, i cili ka debutuar në moshën 17 vjeç e 329 ditë, raporton Albeu.

Legjenda e Tiranës zhvilloi sfidën e tij të parë në “Wembley” ndaj Anglisë për kualifikueset e Kupës së Botës më 24 prill të vitit 1989, një ndeshje që përfundoi 5-0 në favor të Anglisë.

 

Exit mobile version