Mesfushori i Chelseat, Cesc Fabregas, ka folur për sensacionin e Ligës Premier dhe të Leicester Cityt, Riyad Mahrez.
Spanjolli beson se algjeriani e meriton çmimin ‘Lojtari i sezonit’ dhe po ashtu të jetë pjesë e një ekipi të madh.
“Ai është një lojtar i talentuar, punon shumë dhe besoj se mund të luaj për klubet e mëdha”.
“Zgjedhja ime për ‘Lojtarin e sezonit” do të ishte Riyad Mahrez”, ka thënë Fabregas.
Mahrez ka shënuar 16 gola këtë sezon në Ligën Premier. /Telegrafi/