Që nga dita e djeshme opinioni jo vetëm sportiv shqiptar dëshiron ta dijë se kush e lëshoi muzikën shqipe në Kazan të Rusisë, ku u mbajt Kampionati Evropian në xhudo.
Gjithçka është e definuar se kush e lëshoi muzikën shqipe.
Ishte spikeri i Federatës së Xhudos Evropiane (EJU). Agron Kuka, kryetar i Federatës së Xhudos së Kosovës, tha se vetë ata të EJU-s, pra spikeri i këtij asociacioni, e kanë bërë përzgjedhjen e muzikës së çdo shtetit që e lëshojnë, shkruan zëri.
Kjo ndodhi pas triumfit të madh të Majlinda Kelmendi, kampione e Evropës.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=337&v=ymDVyE75_pU