Site icon Telegrafi

Ja kur do të luftojë Majlinda Kelmendi në Lojërat Olimpike “Rio 2016” (Foto)

Majlinda Kelmendi ka mësuar kundërshtaret e para dhe orën e përballjes së parë në Lojërat Olimpike të Rios.

Xhudistja kosovare rrugën drejt medaljes së artë e fillon më 7 gusht (e diel).

Garat në xhudo në kategorinë deri në 52 kilogramë ku garon krenaria e Kosovës, janë paraparë të fillojnë nga ora 15:00 sipas kohës tonë lokale.

Majlinda Kelmendi e cila raundin e parë e ka kaluar pa luftë, sfidën e parë pritet ta ketë rreth orës 16:30, dhe për kundërshtare do ta ketë fituesen e sfidës mes francezes Gneto dhe zviceranes Tschopp. /Lajmi/Telegrafi/

Exit mobile version