Hera e fundit kur deputeti i PDK-së, Azem Syla është regjistruar në pikën kufitare me Shqipërinë është data, 11.01. 2011. Syla dyshohet se është duke qëndruar në Shqipëri në kohën sa Policia e Kosovës dhe EULEX- i, janë duke zhvilluar një aksion për dyshimet për keqpërdorime me prona.
‘Zëri’, ka arritur që t’i siguroj të dhënat e autoriteteve të Shqipërisë të cilat e dëshmojnë faktin se Azem Syla i lindur 04.05.1951, kishte kaluar kufirin për herë të fundit para pesë vitesh.
Ndryshe, sot është zhvilluar një aksion i EULEX-it bashkë me Policin e Kosovës duke kërkuar deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës, Azem Sylen ku dyshohet si udhëheqës i grupit kriminal në keqpërdorim të pozitës për biznese me toka shoqërore që i ka kushtuar dëme buxhetit të Kosovës rreth 30 milionë euro, mëson “zeri.info”.
Po ashtu, “Zeri” mëson se aksioni ka të bëjë me rastin e tokave në Veternik dhe Çakllavicë ku janë të përfshirë shqiptarë dhe serbë.
Azem Syla nuk është gjetur në shtëpi por është arrestuar shoferi i tij dhe pesë të tjerë.