Sipas listës së publikuar nga ‘GoBangkingRates’, Maqedonia është vendi i dhjetë më i lirë në botë për të jetuar, ndërsa Kosova renditet e treta. Kjo listë është përpiluar sipas tre faktorëve, njofton Telegrafi Maqedoni.
Fuqia e blerjes lokale
Kjo bën matjen e fuqisë relative të blerjeve në atë shtet, krahasuar me New York-un. Një fuqi më e ulët e blerjeve bën blerje më të vogla, ndërsa një fuqi më e madhe bën blerje më të mëdha.
Lista e qirave:
Bën krahasimin e çmimeve të qirave në një shtet me ato të New York-ut.
Tregtia e ushqimit:
Krahason çmimet tipike të sendeve ushqimore në shtet me ato të New York-ut.
Në anën tjetër, Shqipëria renditet e 27-ta në këtë listë.
Më poshtë mund të shihni listën e top 10 shteteve me çmimet më të ulëta, duke filluar nga ato më pak të lira deri te vendi numër 1 më i lirë në botë, në bazë të standardeve të cekura më lartë./Telegrafi/
10. Maqedonia
9. Republika e Çekisë
8. Paraguaji
7. Omani
6. Zambia
5. Kazakistani
4. Arabia Saudite
3. Kosova
2. India
1. Afrika e Jugut