Telegrafi

Ja ku mund të përfundojë 40 milionëshi i Liverpoolit

Liverpooli është duke menduar që ta shes Christian Benteke dhe skuadra më e interesuar për të është Crystal Palace.

Sulmuesi 25 vjeçar që nuk arriti të tregojë vlerat e tij nën drejtimin Jurgen Klopp pritet të largohet.

Ai ishte blerë për 32 milionë funte (40 milionë euro) në vitin 2015.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

Benteke ishte njëri prej lojtarëve më të shtrenjtë në histori të klubit.

Ai është momentalisht me Belgjikën në EURO 2016, dhe vlera e tij mbetet përafërsisht e njëjtë. /Telegrafi/