Telegrafi

Ja ku dhe kur votojnë liderët e partive shqiptare në Maqedoni

Maqedonia sot voton. Telegrafi Maqedoni do të jetë për çdo minut në hapërim me ngjarjet lidhur me zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Kryetarët e partive sot janë figurat që duhet të votohen apo të injorohen.

Telegrafi Maqedoni ju sjell vendvotimet dhe orën për votimin e liderëve të partive shqiptare.

-Ali Ahmeti do të votojë në shkollën fillore në Zajaz të Kërçovës nga ora 11.
-Menduh Thaçi do të votojë në çerdhen "Mlladost" në Tetovë nga ora 11 e 30.
-Bilall Kasami do të votojë në gjimnazin Kirill Pejçinoviç në Tetovë nga ora 09.
-Ziadin Sela do të votojë nga ora 11 në shkollën fillore të Livadhisë në Strugë.

Për liderët e partive tjera shqiptare në Maqedoni nuk ka ndonjë informacion./Telegrafi/