Barcelona, Reali dhe Atletico Madridi kanë fituar në javën e 34 në La Liga.
Barca ka fituar 0-8 ndaj Deportivos, Reali 3-0 kundër Villarrealit dhe Atletico 0-1 ndaj Bilbaos.
Në javën e 35-të të tria pritet të kenë një punë të lehtë dhe më shumë mundësi tabela nuk do të ndryshohet.
-
Ndeshja e ardhshme e Real Madridit (mysafir) është ndaj Rayo Vallecanos.
-
Ndeshja e ardhshme e Barcelonës (vendas) është ndaj Sporting Gijon.
-
Ndeshja e ardhshme e Atleticos (vendas) është ndaj Malagas.
Barcelona aktualisht është në pozitën e parë me 79 pikë, aq sa Atletico Madridi në vendin e dytë. Kurse Real Madridi në vendin e tretë me një pikë më pak. /Telegrafi/