Telegrafi

UP-ja hap konkursin për studime master

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka hapur sot konkursin për studime postdiplomike master.Në vitin akademik 2016/17, ky universitet do t’i pranojë 2 mijë e 886 studentë. Si shtesë e numrit të përcaktuar UP-ja do t’i regjistrojë deri në 12 për qind përkatësisht 346 studentë të rregullt nga komuniteti joshumicë, raporton “Epoka e re”.

Konkursi do të jetë i hapur prej datës 21 deri më 30 shtator. Shpallja e rezultateve preliminare të provimit pranues do të mbahet më 5 tetor. Kandidatët, të cilët nuk janë pranuar mund të ankohen më 6, 7 dhe 8 tetor. Rezultatet përfundimtare në bazë të vendimit të komisionit të ankesave shpallen më së largu deri më 10 tetor.