Sezoni 2016/17 i Ligës Premier shënon vitin e 20-të të Arsene Wenger në krye të Arsenalit, kështu që trajneri francez është aktualisht duke bërë listën e tij se si ai duhet t’i japë fund pritjes 12-vjeçare të klubit për tu kurorëzuar përsëri kampione e Anglisë.
Wenger tashmë ka filluar të shpenzoj të holla këtë verë, me reprezentuesin zviceran, Granit Xhaka, i cili impresionoi në Euro 2016 dhe u ble për një çmim prej 35 milionë funteve, ndërsa një tjetër transferim 5 milionësh është sulmuesi japonez, 21-vjeçari Takuma Asano.
Por, a do të jetë ky sezon ndryshe nën Wenger? A mund të fitojë një tjetër titull në Ligën Premier, teksa konkurron kundër disa nga trajnerët më të mirë në botë këtë sezon?
Ajo që është e sigurt është se presioni në rritje nga mbështetësit thotë se ai ka për të dalë me diçka të re.
Kështu, Wenger i ka vendosur vetës gjashtë pika për të arritur deri tek fitimi i titullit të Ligës Premier. /Telegrafi/
Prioritetet e Wengerit:
1.Transferimi i një qendërmbrojtësi dhe një qendërsulmuesi
2.Të heq qafe të pa-nevojshmit
3.Emërojë një kapiten
4.Të ketë fleksibilitet taktik
5.Të përmirësojë rekordin e tij ndaj menaxherëve të mëdhenj
6.Të gjej një kurë për lëndimet