Site icon Telegrafi

Ja gjashtë lojtarët e Barcelonës që kanë shënuar më shumë se 30 gola në një stinor (Foto)

Luis Suarez është lojtari i gjashtë i Barcelonës, që ka arritur shifrën e 30 golave në kampionatin spanjoll.

Më parë e patën arritur këtë Mariano Martin, Romario, Ronaldo, Samuel Eto’o dhe Leo Messi.

Sulmuesi uruguaian ka vetëm një gol më pak se Cristiano Ronaldo (31 gola), ndërsa aspiron, në sezonin e tij të dytë te Barcelona, trofeun e kryegolashënuesit në La Liga.

Ai nuk mundi të luajë në periudhën e parë me katalanasit, pasi ishte i pezulluar nga FIFA deri në fund të tetorit.

Suarez, që u kthye një hero me “pokerin” e realizuar ndaj Deportivos, do të përballet këtë të shtunë me Sporting, me shpresën për të vijuar të finalizojë. Një gol i mundshëm në “Camp Nou”, kundër Sporting, e rrit llogarinë e tij të përgjithshme të golave (në të gjitha garat) në 50 të tillë, të cilët do të dyfishojnë numrin e objektivave të arritur në vitin e parë (25 gola).

Lojtarët e Barcelonës, që i shënuan, ose i tejkaluan 30 golat në një kampionat të La Liga, ishin:

Mariano Martin: sezoni 1942-1943 (30 gola)
Romario: sezoni 1993-1994 (30 gola)
Ronaldo: sezoni 1996-97 (34 gola)
Samuel Eto’o: sezoni 2008-09 (30 gola)
Leo Messi: sezoni 2009-10 (34 gola)
Leo Messi: sezoni 2010-11 (31 gola)
Leo Messi: sezoni 2011-12 (50 gola)
Leo Messi: sezoni 2012-13 (46 gola)
Leo Messi: sezoni 2014-15 (43 gola)
Luis Suarez: sezoni 2015-16 (30 gola, kampionati vazhdon)

Exit mobile version