Këngëtari Korab Shaqiri i ka dhënë fund beqarisë, duke kurorëzuar kështu dashurinë e tij me vajzën Lulkaçela Jashari.
Korabi i cili dje bëri një ceremoni familjare dhe së pari solli nusen tek shtëpia, ndërkaq sonte ai është duke e festuar me miqtë, familjarët, kolegët natën më të rëndësishme të tij në hotelin “Swiss Diamond Prishtina”.
Për dallim nga dje, sonte edhe nusja edhe dhëndëri kanë vendosur që të ndërrojnë gardërobën.
Lulkaçela ka vendosur të veshë një fustan të gjatë të bardhë i cili është i tëri për trupi, ndërkaq Korabi ka veshur një kostum të zi si shumica e dhëndërrave. /Indeks/Telegrafi/