Site icon Telegrafi

Ja fituesit e gazetarisë hulumtuese të BE-së në Maqedoni

Çmimi për gazetari hulumtuese të BE-së është fituar nga redaksia e televizionit Telma, projekti për gazetari hulumtuese – Prizma dhe Deutsche Welle, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Çmimi i parë është fituar nga Boris Georgievski nga redaksia e Detusche Welle, që ka hulumtuar dhe zbuluar detaje të reja për rastin e njohur të ”Magyar Telekom”.

Çmimi i dytë ka shkuar për ekipin hulumtues të Prizma, për projektin ”Shkupi 2014”, kurse për herë të parë është ndarë një çmim për hulumtues të ri, që ka përfunduar në duart e gazetares Biljana Nikollovska, për temën 15000 të dënuar të sigurimit shëndetësorë, që rezultoi me sjelljen e një ligji amnestie të të dënuarve padrejtësisht të shfrytëzuesve të fondit./Telegrafi/

Exit mobile version