Site icon Telegrafi

BE-ja e ka gjobitur me 746 milionë euro Amazonin

Bashkimi Evropian ka gjobitur Amazon me 746 milionë euro për përpunimin e të dhënave personale, ose shkelje të Rregullores së Përgjithshme Evropiane të Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR), njoftoi gjiganti teknologjik amerikan të premten.

Komisioni Kombëtar i Luksemburgut për Mbrojtjen e të Dhënave (CNPD) gjobiti Amazon Europe Core me një vendim të 16 korrikut, tha kompania.

“Ne besojmë se vendimi i CNPD është i pabazuar dhe kemi ndërmend të mbrohemi fort”, tha Amazon, raporton reuters.

GDPR kërkon që kompanitë të kërkojnë pëlqimin e njerëzve para se të përdorin informacionin e tyre personal ose do të gjobiten rëndë.

Wall Street Journal raportoi në qershor se kompania mund të gjobitet më shumë se 425 milionë dollarë nën ligjin e privatësisë të Bashkimit Evropian, duke cituar burime të njohura me këtë temë. /Telegrafi/

Exit mobile version