Telegrafi

Ja e dashura e re e Bleros dhe si e bëjnë ata (Foto)

Këngëtari Blero Muharremi nuk po ndalet duke shkaktuar polemika rreth jetës së tij private.

Kësaj radhe këngëtari ka goditur me një foto të radhës, ku shihet një femër qartë duke mbuluar veten me peshqir teksa është nudo.

Dhe aty shihet edhe avulli i krijuar në një xham, e ku kjo femër ka shkruar inicialet “B+A”, transmeton Telegrafi.

Vet Blero ka aluduar në shkrimin e kësaj fotoje se bëhet fjalë me shumë gjasë për të dashurën e tij.

“Edhe pse -20 në Toronto, na e bojna +5”, ka shkruar Blero në Instagram.

Ndryshe Blero po spekulohet se është në lidhje me modelen Afrona Dikaj, pak kohë pasi është ndarë nga bashkëshortja prej pesë vitesh, Teuta Krasniqi, me të cilën e ka vajzën, Tarën. /Telegrafi/