Këshillëtari për investime nga Australia, i cili ka prejardhje maqedonase, John Jonovski dhe pronari i kompanise Hi-Tech, Savo Stankoviq, janë dy emra të cilët lidhen me firma të publikuara në të ashtu quajturat ”Panama Papers”, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Jonovski figuron si themelues i kompanisë Phalanx Capital Inc, që koincidon me kompaninë ”Fallanga Kapital”, që është themeluar nga i njëjti person më 2005, me të cilën punon në Evropën Juglindore. Kompania e tij figuron e themeluar në Ishujt virgjine të Britanisë së madhe.
Opinioni në vend e njeh Jonovskin si këshillëtar të Qeverisë së Vllado Buçkovskit. Ai ka mbrojtur qëndrimet që edhe Maqedonia të shndërrohet në ”parajsë taksash”, pra një offshore destinacion.
Ndërkaq, Savo Stankoviq lidhet me firmën Misano Inc, e themeluar më 2002, kurse ndër emrat tjerë që dalin nga ”Panama Papers” janë edhe Roland Zllatku dhe Sllobodan Spasovski./Telegrafi/