Telegrafi

Ja detajet për aksidentin e nënkryetares së LSDM, Shekerinska (Foto)

Sot rreth orës 8 të mëngjesit, në autostradën A1 në drejtim të Gjevgjelisë, në afërsi të kyçit Mërzenci, ka ndodhur aksident trafiku midis dy automjeteve të pasagjerëve në njërën nga të cilat është vozitur nënkryetarja e LSDM, Radmila Shekerinska me familjen e saj, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Nga LSDM e kanë konfirmuar këtë aksident ndërsa është prononcuar edhe vetë Shekerinska.

“Akoma jemi këtu në vendin e aksidentit. Për fat jemi mirë, por vajza e cila e goditi automjetin tonë është e lënduar. Për shkak të ndërtimit të autostradës, në funksion është vetëm një korse, por vajza e cila na goditi, nga ana e kundërt u përpoq të na tejkalojë dhe goditi në mburojën mbrojtëse, e pastaj edhe në automjetin tonë”, ka thënë Shekerinska për Fokus.

Lexo po ashtu Sheqerinska përfshihet në aksident komunikacioni?

Në internet kanë rrjedhur edhe fotografi të automjetit të dëmtuar në të cilën është vozitur nënkryetarja e LSDM, Radmila Shekerinska./Telegrafi/