Sot rreth orës 8 të mëngjesit, në autostradën A1 në drejtim të Gjevgjelisë, në afërsi të kyçit Mërzenci, ka ndodhur aksident trafiku midis dy automjeteve të pasagjerëve në njërën nga të cilat është vozitur nënkryetarja e LSDM, Radmila Shekerinska me familjen e saj, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Nga LSDM e kanë konfirmuar këtë aksident ndërsa është prononcuar edhe vetë Shekerinska.
“Akoma jemi këtu në vendin e aksidentit. Për fat jemi mirë, por vajza e cila e goditi automjetin tonë është e lënduar. Për shkak të ndërtimit të autostradës, në funksion është vetëm një korse, por vajza e cila na goditi, nga ana e kundërt u përpoq të na tejkalojë dhe goditi në mburojën mbrojtëse, e pastaj edhe në automjetin tonë”, ka thënë Shekerinska për Fokus.
Në internet kanë rrjedhur edhe fotografi të automjetit të dëmtuar në të cilën është vozitur nënkryetarja e LSDM, Radmila Shekerinska./Telegrafi/