Nëse ndodh që sonte të shpërndahet Kuvendi i Maqedonisë, sipas Kushtetutës, zgjedhjet patjetër të mbahen në afat prej 60 ditësh, pra më 5 qershor, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Kuvendi mund të punojë deri vonë pas mesnate, pas së cilës, kryetari Trajko Veljanoski duhet të shpërndajë Kuvendin. Situata komplikohet edhe më tepër me tërheqjen e ministrave teknik dhe zv. ministrave plotësues të LSDM-së, të cilët sot dhanë dorëheqjen e tyre, kurse Kuvedi duhet t’i konstatojë dorëheqjet e tyre në shtatë orët në vazhdim.
Më posht janë të shënuar datat dhe afatet që duhet të respektohen:
17 prill – KSHZ-ja duhet patjetër ta publikojë Listën zgjedhore për kontrollim publik.
6 maj – KSHZ-ja duhet t’i publikojë përshkrimet e njësive zgjedhore.
12 maj – Përfundon kontrolli publik i Listës zgjedhore.
13 maj – Duhet të publikohen listat e deputetëve në shtypin e ditës.
16 maj – Fillon fushata zgjedhore që do të përfundojë më 4 qershor.
17 maj – KSHZ-ja do t’ua dorëzoj partive politike Listën zgjedhore, kurse partitë, brenda pesë ditësh, pra deri më 19 maj duhet të dorëzojnë kërkesën për regjistrim, plotësim ose fshierje të të dhënave.
21 maj – KSHZ-ja do ta nënshkruaj Listën zgjedhore, respektivisht certifikatat e Listës zgjedhore tek të cilat votohet.
2 qershor – KSHZ-ja duhet ta dorëzojë materialin votues te Komisionet zgjedhore komunale (KZK).
4 qershor – KZK-ja obligohet ta dorëzojë materialin zgjedhor te Këshillat zgjedhor në territorin e Maqedonisë.
5 qershor – Votohet për përbërjen e re të Kuvendit./Telegrafi/