Granit Xhaka edhe zyrtarisht sot u bë lojtar i Arsenalit.
Mesfushori shqiptar me pasaportë të Zvicrës nënshkroi kontratë multimilionëshe me klubin londinez dhe s’ka mundur si të mos jetë i lumtur vëllai i tij, Taulanti.
“Tash është zyrtare. Të dua vëllai im Granit Xhaka. Jam krenar me ty”, u shpreh Taulanti në rrjetin social Instagram, shkruan Telegrafi.
Taulanti po ashtu po kërkohet nga disa skuadra evropiane.
Taulant Xhaka dhe Granit Xhaka edhe pse vëllezër, do të jenë kundërshtarë më 11 qershor kur Zvicra do të përballet me Shqipërinë në kampionatin evropian, Euro 2016. /Telegrafi/