Telegrafi

Ja çka thotë Ronaldo, kur pyetet nëse djali i tij do të jetë tifoz i Barcës

Cristiano Ronaldo ka folur për një gjë që në fakt do të ishte e jashtëzakonshme po të ndodhte.

Portugezi në një intervistë të fundit të tij është pyetur se çka do të bënte nëse djali i tij do të bëhej tifoz i Barcelonës dhe do të rritej si i tillë.

Lexo më shumë: Ronaldo flet për kalimin e Mourinhos te Manchester United

“Kjo nuk do të ndodhë. Ai ka gjenet e babait të tij. Por, nëse kjo ndodh, do ta pranoja. Nuk do ta çoja në Camp Nou, por nuk do ta dënoja nëse shkon vet. Ai është djali im”.

“Djali ma ka ndryshuar jetën time në shumë mënyra. Ai është një fëmijë tejet i pavarur”, potencoi Cristiano. /Telegrafi/


bike trails