Këngëtari Labinot Tahiri ka shprehur edhe mendimin e tij për protestën që do të zhvillohet sot në Kosovë.
Labi parashikon Luftë Civile!
Ai është shprehur i frikësuar se fjalët e tij do të dalin të vërteta, kur ka thënë se ka mundësi që të ndodhë edhe ndonjë luftë civile, transmeton lajmi.
Këngëtari gjithashtu është lutur që Zoti të ruajë policinë dhe protestuesit.
Ja statusi i plotë i Labit:
“Jeta e qytetarëve të Kosovës është në ankth!
Nuk e di pse quditen!
Ne u mêsuam më,,, që ta kemi Kosovën një vend ku vetëm shqiptarët duhet të mbetën KEQ e të ndodhin trazira!!
Ç’ka ti bëjmë këtij vendi! E di që është e dhimshme: ne kemi mbetur të keqtrajtohemi mes vete, ndërsa Serbët po rrinë në heshtje duke e pritur me shumë knaqesi pamjen e Kryeqytetit tonë duke u demoluar ose duke ushtruar dhunë policia ndaj protestuesve!
A di ç’ka! Le të ndodh çfarë do që të ndodh! Vetëm uroj te Zoti që ata lotêt e mi mos të pêrshtaten me ndonje të thënë…… sikurse pata thënë: Se ka mundesi të ndodh ndonjë Luft civile!
E atëherë më nuk keni kohë për të marr për tallje punën e lotëve,,,, por keni te bejë me një realitet!
Zoti i ndihmoftë kësaj Toke, se nuk e ka pamjen e mirë!
As nga lartë e as për toke.!
I ruajt Zoti Policine e Protestuesit!
Labinot Tahiri.”