Dje në portalet kosovare ka qarkulluar një lajm dhe një foto në të cilën shihet këngëtari Blero Muharremi dhe Adonis Morina, bashkëshorti i Teuta Krasniqit, aktores me të cilin Blero ishte i martuar.
Qëndrimi në të njëjtën kafene, ka ngritur dyshimet se a e ka Blero problem që të qëndroj në të njëjtin vend me Adonisin.
I kontaktuar nga Indeksonline, këngëtari ka thënë se ai nuk shikon në kafene kur shkon pasi ai është me punët e tij.
“Unë dal për punët e mia në vende të ndryshme dhe nuk mbaj evidencë kush është aty as që më intereson! Pse të ndërroj vend?! Unë kudo që jam e kam peshën time ! Dhe duhesh më qenë në nivel timin për më pas atë prezencë” janë fjalët e këngëtarit.
Madje ai ka thënë se pesha nuk matet me tega por me karaktere e prezencë.