Site icon Telegrafi

Ja cilat vende pranojnë më lehtë refugjatët

Rreth 80 për qind e njerëzve do të pranojnë refugjatët në vendin e tyre, për më shumë janë të gatshëm që t’i marrin ata edhe nëpër shtëpitë e tyre.

Në një sondazh lidhur me këtë çështje rezulton se Kina, Gjermania dhe Britania e Madhe janë kombet më mikpritëse.

Ndërsa, sipas studimit, qëndrimet më negative ndaj refugjatëve janë në Rusi, Indonezi dhe Tajlandë.

Anketa ishte realizuar në 27 vende, ku janë anketuar 27 mijë njerëz, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.

Exit mobile version