Pas shumë reagimeve kundër vendimit të kryetarit Ivanov për të falur persona të politikës ndaj të cilëve janë inicuar procedura hetimore, kanë ardhur edhe mbështetjet e para ndaj këtij vendimi, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sindikata e arsimit, shkencës dhe kulturës konsideron se kryetari Ivanov, si një baba i vërtetë i kombit dhe me mençuri vërtetoi se ky vend nuk është as i VMRO-DPMNE-së, as i LSDM-së, por as edhe i BDI-së e PDSH-së. Sipas tyre, ky vend u takon të gjithë qytetrëve dhe e ardhmja e tij nuk guxon të vihet në pikëpyetje për interesa të ulta të politikës ditore.
Mbështetje për kryetarin Ivanov kanë dhënë edhe konfederata e sindikatave të lira të Maqedonisë, dhe Lidhja e Sindikatave të të Maqedonisë, të cilët thonë se me këtë vendim, kryetari i shtetit e përcaktoi rrugën e vendit për dalje nga kriza e tanishme politike dhe drejtimin për bashkim kombëtar në të gjitha aspektet./Telegrafi/