Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) bën të ditur se nuk ka asnjë pengesë për eksportimin e prodhimeve të trajtuara me ngrohje dhe nën produktet tjera të mishit në tregun e Rusisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ndalimi për eksportin e prodhimeve të mishit në këtë vend vlejnë për prodhime tjera për shkak të paraqitjes së sëmundes së dermatozës nodulare te gjedhet e Maqedonisë. Ndalesa është e përkohshme dhe bëhet fjalë posaçërisht për gjedhet e gjalla dhe për produket që nuk janë trajtuar sipas standardeve të prodhimeve të trajtuara me bazë të ngrohjes./Telegrafi/