Site icon Telegrafi

Ja çfarë tha Gafur Dugolli pasi u lirua nga Maqedonia!

Është liruar nga paraburgimi Gafur Dugolli, shefi i protokollit në Ministrinë e forcës dhe sigurisë në qeverinë e Kosovës i cili ishte arrestuar nga policia e Maqedonisë ditë më parë . Ai gjatë daljes ka falënderuar ambasadorin e Kosovës në Shkup, Ylber Hysaj, Qeverinë e Kosovës dhe spektrin politik shqiptarë në Maqedoni.

“Falënderoj gjithë spektrin politik në Maqedoni, si ata në opozitë si ata në pozitë, gjithë secili e ka dhënë kontributin e vet sipas vendit të cilin e ka. Kisha bërë apel që shqiptarët e Maqedonisë të jenë më të bashkuar se kurrë.”, ka deklaruar Dugolli, njofton gazetablic.

Ai ka thënë se kushte në paraburgim kanë qenë shumë të këqija.

“Gardianët janë sjellë mirë, kushtet e burgut janë të tmerrshme as në shtallë të kafshëve nuk është më keq”, ka shtuar Dugolli. /Telegrafi/

Exit mobile version